Piaggio dhe Baykar nënshkruan marrëveshje për komplekset e biznesit

Piaggio dhe Baykar nënshkruan marrëveshje për komplekset e biznesit

Baykar turk blen kompaninë italiane Piaggio Aerospace.
Piaggio dhe Baykar nënshkruan marrëveshje për komplekset e biznesit         Foto: AA

Kompania italiane Piaggio Aerospace dhe prodhuesi turk i mjeteve ajrore pa pilot (UAV) Baykar kanë nënshkruar një marrëveshje paraprake për transferimin e komplekseve të biznesit.

“Është nënshkruar një kontratë paraprake për transferimin e komplekseve të biznesit Piaggio Aero Industries dhe Piaggio Aviation, dy kompani që operojnë nën markën Piaggio Aerospace, te kompania turke Baykar, lider në zhvillimin dhe prodhimin e mjeteve ajrore pa pilot dhe të avancuara në teknologjitë e aviacionit”, njoftoi kompania italiane.

Ministria Italiane e Sipërmarrjes dhe Made in Italy miratoi shitjen e Piaggio Aerospace më 27 dhjetor 2024.

Marrëveshja për transferimin e komplekseve të biznesit u nënshkrua sot nga komisionerët e jashtëzakonshëm të Piaggio Aerospace Carmelo Cosentino, Vincenzo Nicastro dhe Gianpaolo Davide Rossetti, të shoqëruar nga studioja ligjore BonelliErede dhe drejtori ekzekutiv i Baykar, Haluk Bayraktar, i shoqëruar nga studio ligjore "Gianni & Origoni".

“Mbyllja e transaksionit pritet në pranverë pasi të plotësohen një sërë kushtesh, përfshirë miratimin e Këshillit të Ministrave italianë”, thuhet në deklaratë.

Në javët në vijim janë planifikuar konsultime me përfaqësues të sindikatave dhe Baykar do ta prezantojë planin e tij për rifillimin e komplekseve të biznesit të kësaj kompanie italiane.

Në vitin 2023, Baykar u rendit ndër dhjetë eksportuesit më të mirë në Türkiye në të gjithë sektorët, duke arritur eksporte prej 1,8 miliardë dollarësh.

Në vitet e fundit, Baykar ka gjeneruar më shumë se 90 për qind të të ardhurave të tij nga eksportet, duke shpërndarë Bayraktar TB2 UCAV (Aeroplanët luftarakë pa pilot) dhe Bayraktar AKINCI UCAV në 35 vende.

TRT Balkan / agjencitë