Bayraktar ofron 10 milionë euro ndihmë për popullatën në Gaza / Foto: AA

Kompania turke e industrisë së mbrojtjes "Baykar" është e gatshme të dërgojë ndihmë financiare për banorët e Gazës në vlerë prej gati 10 milionë eurosh.

Kryetari i Bordit të Drejtorëve të Baykar, Selcuk Bayraktar, në një postim në rrjetin social "X", ka theksuar se në Gaza po ndodh një nga tragjeditë më të vështira në historinë e njerëzimit.

Duke thënë se Izraeli masakroi civilë të pafajshëm, duke përfshirë gra dhe fëmijë, Bayraktar tha:

"(Izraeli) Kryen krime lufte duke bombarduar spitale, shkolla dhe objekte kulti. Ata që ia detyrojnë identitetin e tyre luftës kundër gjenocidit, sot po kërkojnë të drejtat e tyre duke iu drejtuar gjenocidit. Komuniteti ndërkombëtar duhet të bëjë diçka dhe paqja dhe drejtësia duhet vendosur urgjentisht”.

Duke deklaruar se janë të gatshëm të ofrojnë ndihmë humanitare për Gazën, Bayraktar tha:

"Si Baykar, ne jemi të gatshëm të ofrojmë 280 milionë lira (9,4 milionë euro) ndihma humanitare për banorët e Gazës. I bëjmë thirrje mbarë njerëzimit të ndërmarrë veprime për të ndaluar masakrat në Gaza. Heshtja nënkupton se je bashkëpjesëmarrës në këto masakra".


AA