Platforma digjitale e TRT-së "Tabii" kaloi 5 milionë abonentë në një vit

Platforma digjitale e TRT-së "Tabii" kaloi 5 milionë abonentë në një vit

Platforma ka arritur sukses të madh, pasi është shikuar për 54,4 milionë orë që nga themelimi i saj.
Platforma digjitale e TRT-së "Tabii" kaloi 5 milionë abonentë në një vit / Foto: AA

Platforma digjitale ndërkombëtare e TRT-së, e cila është një hap inovativ drejt audiencës së saj globale, ka tejkaluar 5 milionë abonentë në një vit.

Sipas deklaratës së TRT-së, platforma digjitale kombëtare, e cila u lançua për të përballuar popullaritetin në rritje globale të serialeve turke dhe zakonet e reja të shikueshmërisë, arriti në 5 milionë abonentë në një kohë të shkurtër.

Platforma ka arritur sukses të madh, pasi është shikuar për 54,4 milionë orë që nga themelimi i saj.

Duke përgëzuar suksesin e "Tabii"-t në llogarinë e tij në rrjetet sociale, drejtori i përgjithshëm i TRT-së, Mehmet Zahid Sobacı tha: "Dëshiroj të falënderoj të gjithë shikuesit tanë që treguan interes për platformën digjitale ndërkombëtare të Türkiyes dhe të gjithë kolegët e mi që kontribuan".

Platforma, e cila ka më shumë se 30 prodhime origjinale dhe vendase, u dallua mes platformave të tjera digjitale me gamën e pasur dhe cilësore të përmbajtjes që ofron për audiencën.

Serialet e njohura televizive të TRT-së, transmetime të drejtpërdrejta të kanaleve TRT-së, filma të mirënjohur globalisht, seriale televizive dhe dokumentarë i prezantohen audiencës me një ndërfaqe miqësore për përdoruesit, cilësi transmetimi me definicion të lartë dhe titra dhe dublime në shumë gjuhë.

“Platforma Digjitale e Vitit"

Në Kampionatin Evropian të Futbollit "EURO 2024", ndeshjet e transmetuara deri në fazën çerekfinale u ndoqën nga 9 milionë tifozë futbolli në platformë.

Duke filluar nga sezoni i ardhshëm, në platformë do të jenë të disponueshme për audiencën edhe ndeshjet e Ligës së Kampionëve, Ligës së Evropës dhe Ligës së Konferencës. Organizimet prestigjioze sportive si Lojërat Olimpike "Paris 2024", turneu i tenisit "Wimbledon" dhe Lojërat Paraolimpike "Paris 2024" gjithashtu mund të shikohen gjatë gjithë verës.

"Tabii", u vlerësua e denjë për çmimin "Platforma Digjitale e Vitit" në Anatolian Media Awards, organizuar për të tetën herë këtë vit nga Federata e Botuesve të Anadollit, ndërsa Drejtori i Përgjithshëm i TRT-së, Sobacı, e mori çmimin nga presidenti Recep Tayyip Erdoğan.

AA