Presidenti i Türkiye-s, Recep Tayyip Erdoğan, theksoi se 30 Gushti është prova më e qartë se çfarë mund të arrijë dhe prej çfarë mund të heqë dorë kombi turk nëse detyrohet të zgjedhë midis robërisë dhe lirisë.
Erdoğan publikoi një mesazh me rastin Ditës së Fitores dhe Ditës së Forcave të Armatosura Turke, duke uruar festën e të gjithë kombit, vëllezërve të tyre në Republikën Turke të Qipros Veriore dhe të gjithë shtetasit turq në mbarë botën.
"Me Fitoren e Madhe është shënuar edhe një herë se trojet në të cilat jetojmë lirisht sot janë atdheu ynë i përjetshëm", theksoi presidenti turk.
"Në vitin 2023 kur do ta festojmë 100-vjetorin e Republikës tonë, shpresoj se do të jetë një moment historik i ri në të cilin ne do të paralajmërojmë ndërtimin e një Türkiye të madhe dhe të fuqishme", shtoi ai.
Ndryshe, Dita e Fitores shënon betejën e fundit kundër forcave greke në Dumlupınar në vitin 1922, dhe i kushtohet Forcave të Armatosura të Türkiye-s.
Nga 26 gushti deri më 30 gusht të vitit 1922, forcat turke zhvilluan betejën në Dumlupınar në provincën Kütahya në perëndim të Türkiye-s, ku ushtria pushtuese greke pësoi disfatë.
Në fund të vitit 1922, të gjitha forcat e huaja kishin braktisur territoret që një vit më vonë kolektivisht do të bëheshin Republika e re e Türkiye-s.
29 Gus 2022
Presidenti Erdoğan jep mesazh me rastin e Ditës së Fitores
Dita e Fitores shënon betejën e fundit kundër forcave greke në Dumlupınar në vitin 1922, dhe i kushtohet Forcave të Armatosura të Türkiye-s.
AA
Lajme të ngjashme
Artikujt në këtë kategori
Çfarë tjetër do të donit të dinit?
Popullore
Gjykata Speciale kufizon kontaktet për Thaçin, Veselin dhe Selimin
Ky vendim, siç njofton Gjykata Speciale, vjen si përgjigje ndaj përpjekjeve për të ndërhyrë te dëshmitarët e për të penguar dëshmitë e tyre, dhe kërcënimeve të mëtejshme ndaj integritetit të procesit në çështjen gjyqësore Thaçi dhe të tjerët.