Presidenti i Türkiyes, Recep Tayyip Erdoğan, ka mbërritur në Samarkand të Uzbekistanit për të marrë pjesë në samitin e nëntë të Organizatës së Shteteve Turke.
Presidenti Erdoğan u prit në Aeroportin Ndërkombëtar të Samarkandit nga kryeministri i Uzbekistanit, Abdulla Aripov, zv/kryeministri Jamshid Khodjaev dhe zv/ministri i Punëve të Jashtme, Gayrat Fazilov.
Presidenti shoqërohej nga zonja e parë Emine Erdoğan, ministri i Rinisë dhe i Sporteve, Mehmet Kasapoğlu, ministri i Kulturës dhe i Turizmit, Mehmet Nuri Ersoy, ministri i Arsimit, Mahmut Özer, ministri i Mbrojtjes, Hulusi Akar, ministri i Tregtisë, Mehmet Muş, ministri i Transportit dhe Infrastrukturës, Adil Karaismailoğlu, kreu i Komunikimeve të Presidencës Turke, Fahrettin Altun dhe zëdhënësi presidencial, İbrahim Kalın.
Tema e samitit do të jetë “Epoka e re për qytetërimin turk: Drejt zhvillimit dhe prosperitetit të përbashkët”.
Në samit do të merren vendime që do të formojnë udhëzuesin e parë 5-vjeçar të zbatimit të dokumentit të vizionit, i cili përbën udhërrëfyesin 20-vjeçar të organizatës. Po ashtu, mandati i presidencës me organizatës do të transferohet nga Türkiye në Uzbekistan.
Presidenti i Uzbekistanit, Shavkat Mirziyoyev, gjatë samitit do t’i dorëzojë presidentit Erdoğan “Urdhrin e Meritave të Shquara”, si dhe “Urdhrin Suprem të Botës Turke” për shërbimet e tij të lavdërueshme.
10 Nën 2022
Presidenti Erdoğan mbërrin në Uzbekistan për samitin e OShT-së
Tema e samitit të Organizatës së Shteteve Turke do të jetë “Epoka e re për qytetërimin turk: Drejt zhvillimit dhe prosperitetit të përbashkët”.
AA
Lajme të ngjashme
Artikujt në këtë kategori
Türkiye dhe Hungaria do ta rinovojnë marrëveshjen e gazit për 2025-2026
“Bashkëpunimi i mëtejshëm me (kompaninë turke të energjisë) BOTAS është shumë i rëndësishëm.Ne po punojmë aktualisht për të rinovuar marrëveshjen e vitit të kaluar", tha Fritsch, kryeshefi i kompanisë shtetërore energjetike të Hungarisë MVM CEEnergy.
Erdoğan: Energjia, transporti dhe komunikimi, lokomotiva të zhvillimit
Presidenti turk, Recep Tayyip Erdoğan, gjatë Forumit Energjetik në Istanbul theksoi se sigurimi i energjisë së mjaftueshme, cilësore dhe të pastër me çmime të përballueshme dhe pa ndërprerje, është me rëndësi kritike për të gjitha vendet.
Çfarë tjetër do të donit të dinit?
Popullore