Presidenti i Türkiyes, Recep Tayyip Erdoğan, u prit me ceremoni zyrtare nga presidentja hungareze, Katalin Novak, në kryeqytetin e Hungarisë ku ka mbërritur për të zhvilluar takime zyrtare.
Presidenti Erdoğan u prit në "Sheshin e Heronjve", ku pas intonimit të dy himneve kombëtare, ai përshëndeti gardën ceremoniale në gjuhën hungareze.
Në kuadër të ceremonisë, Erdoğan vendosi kurorë me lule në Monumentin e Ushtarit të Panjohur dhe më pas dy liderët ndoqën paradën ushtarake dhe i prezantuan njëri-tjetrit delegacionet e tyre.
Në ceremoni të pranishëm ishin edhe ministrja e Familjes dhe Shërbimeve Sociale Mahinur Özdemir Göktaş, ministri i Punëve të Jashtme Hakan Fidan, ministri i Brendshëm Ali Yerlikaya, ministri i Kulturës dhe i Turizmit Mehmet Nuri Ersoy, ministri Kombëtar Mbrojtjes Yaşar Güler, drejtori i komunikimeve të Presidencës Fahrettin Altun, kryekëshilltari i presidentit, ambasadori Akif Çağatay Kılıç dhe ambasadorja e Türkiyes në Budapest, Gülşen Karanis Ekşioğlu.
Pas ceremonisë, Erdoğan kaloi në rezidencën Sandor për të zhvilluar takim me homologen e tij hungareze.