Presidenti turk Recep Tayyip Erdoğan u takua të premten në Istanbul me anëtarët e Këshillit Presidencial të Bosnjë e Hercegovinës:
Erdoğan dhe anëtari boshnjak Denis Beciroviç, anëtarja serbe Zeljka Cvijanoviç dhe ai kroat Zeljko Komsiq mbajtën një takim me dyer të mbyllura në rezidencën Vahdettin, sipas Drejtorisë së Komunikimeve të Türkiyes.
Asnjë informacion i mëtejshëm nuk u dha për takimin, i cili erdhi pas dy tërmeteve të forta që tronditën Türkiyen jugore më 6 shkurt, duke marrë jetën e më shumë se 43.550 njerëzve.
Ngushëllimet kanë ardhur nga e gjithë bota duke shprehur solidaritet me Türkiyen, me shumë vende që dërgojnë ekipe shpëtimi dhe ndihmë, përfshirë Bosnjë e Hercegovinën.
TRT Balkan / agjencitë