Presidenti palestinez Mahmud Abbas në Türkiye më 14 dhe 15 gusht. / Photo: AA

Kreu i Drejtorisë së Komunikimeve të Presidencës së Republikës së Türkiyes, Fahrettin Altun, njoftoi se presidenti palestinez Mahmud Abbas do të vizitojë Türkiyen më 14 dhe 15 gusht dhe se do t'i drejtohet Parlamentit turk, përkatësisht Asamblesë së Madhe Kombëtare të Türkiyes.

“Presidenti i nderuar palestinez Abbas do të takohet me presidentin turk Recep Tayip Erdoğan të mërkurën më 14 gusht dhe të enjten më 15 gusht do të flasë në seancën e parlamentit tonë”, shkruan Altun në rrjetet sociale.

Hamasi njoftoi herët këtë mëngjes se lideri i saj politik Haniyeh u vra në një sulm ajror izraelit në rezidencën e tij në Teheran.

Haniyeh ishte në Teheran për të marrë pjesë në ceremoninë e inaugurimit të presidentit të ri të Iranit, Massoud Pezeshkian.

Irani dhe Hamasi kanë thënë se atentatet janë kryer nga Izraeli dhe zyrtarët izraelitë janë përmbajtur nga komentimi i rastit.

Duke zëvendësuar Khalid Meshaal, Haniyeh ka qenë kreu i Byrosë Politike të Hamasit që nga 6 maji 2017.

TRT Balkan / agjencitë