Türkiye dënon sulmet vdekjeprurëse izraelite ndaj shkollave në Gaza.     /Foto:  Republic of Türkiye Directorate of Communications / Photo: Republic of Türkiye Directorate of Communications/X

Presidenti turk Recep Tayyip Erdoğan ka pritur kryeministrin hungarez Viktor Orban në ShBA për bisedime në margjinat e samitit të NATO-s i cili mbahet në Uashington.

Të dy liderët diskutuan për lidhjet dypalëshe dhe çështjet rajonale dhe globale.

Duke mbajtur një takim me dyer të mbyllura, Erdoğan i tha Orbanit se Türkiye po vazhdon përpjekjet e saj paqësore për t'i dhënë fund luftës Rusi-Ukrainë dhe sulmet e Izraelit në Rripin e Gazës, thonë nga Drejtoria e Komunikimeve të Türkiyes.

Erdoğan nënvizoi gjithashtu se komuniteti ndërkombëtar duhet të shtojë përpjekjet e tij për të siguruar paqen në këto rajone.

Presidenti i tha Orbanit se Ankaraja pret mbështetje për rigjallërimin e procesit të pranimit të Türkiyes në Bashkimin Evropian dhe avancimin e marrëdhënieve me bllokun gjatë presidencës së Hungarisë.

Marrëdhëniet midis Türkiyes dhe Hungarisë u ngritën në nivelin e një partneriteti strategjik në vitin 2013 pas krijimit të Këshillit të Bashkëpunimit Strategjik të Nivelit të Lartë. Lidhjet miqësore kanë marrë vrull në çdo fushë vitet e fundit.

Dhjetorin e kaluar, të dy vendet festuan 100 vjetorin e vendosjes së marrëdhënieve diplomatike.

Më parë, Erdoğan mori pjesë në festimin për 75-vjetorin e NATO-s në ShBA, pas një pritjeje të ngrohtë në Uashington, DC. Ai mori pjesë gjithashtu në një takim të Këshillit të Atlantikut të Veriut në nivel krerësh shtetesh dhe qeverish, ku shefi i NATO-s dhe presidenti i ShBA mbajtën fjalët hyrëse.

TRT Balkan / agjencitë