Presidenti turk Erdoğan u takua me Emirin e Katarit Al Thani.    /Foto: AA

Presidenti i Republikës së Türkiyes, Recep Tayyip Erdoğan, ka biseduar me emirin e Katarit, Sheikh Tamim bin Hamed Al Thani.

Takimi mes Erdoğanit dhe Al Thanit u zhvillua në Astana në margjinat e Samitit të 24-të të Krerëve të Shteteve të Organizatës së Bashkëpunimit të Shangait.

Erdoğan priti emirin e Katarit në hotelin ku po qëndronte në kryeqytetin e Kazakistanit dhe biseda u zhvillua me dyer të mbyllura.

TRT Balkan / agjencitë