Presidenti turk Recep Tayyip Erdoğan të martën nëpërmjet një video-mesazhi uroi myslimanët për festën e Bajramit të Kurbanit, ose Festën e Sakrificës.
“Uroj që Bajrami i Kurbanit të sjellë bekime për familjet tona, kombin tonë, botën islame dhe mbarë njerëzimin”, tha presidenti Erdoğan në mesazhin e urimit për Bajramin e Kurbanit.
“Festat janë ditë të bekuara kur ne si komb kujtojmë unitetin tonë dhe vëllazërinë tonë të përjetshme”, shtoi Erdoğan në një video-mesazh.
Bajrami i Kurbanit është koha kur fryma e solidaritetit dhe e shpërndarjes arrin kulmin, theksoi ai.
“Besoj se Bajrami i Kurbanit do të forcojë më tej atmosferën e vëllazërisë mes qytetarëve tanë në këto muaj kur zemrat na digjen për shkak të tërmeteve të 6 shkurtit”, shtoi ai.
Shumica e vendeve me shumicë myslimane në mbarë botën, përfshirë Türkiyen, do të respektojnë festën katërditore duke filluar nga e mërkura (28 qershor).
Festa përkujton gatishmërinë e Profetit Ibrahim për të sakrifikuar djalin e tij me urdhrin e Zotit, para zëvendësimit hyjnor të minutës së fundit me një dash.
Myslimanët sakrifikojnë kafshë në përkujtim të kësaj ndërhyrjeje dhe ndajnë mishin me të varfrit dhe të afërmit e tyre.