Në metropolin turk Istanbul është hapur Qendra e përbashkët e koordinimit për të koordinuar eksportet e grurit sipas marrëveshjes historike të arritur nga Türkiye, Rusia, Ukraina dhe Kombet e Bashkuara (OKB).
Ministri i Mbrojtjes i Türkiye-s, Hulusi Akar, në ceremoninë e hapjes tha se detyra e Qendrës së përbashkët të koordinimit në Istanbul është të garantojë transportin e sigurt detar të grurit dhe produkteve ushqimore nga portet ukrainase.
Shefi i mbrojtjes turke njoftoi se qendra e koordinimit në Istanbul përfshin 5 përfaqësues nga Türkiye, Rusia, Ukraina dhe OKB-ja dhe se nuk do të ketë elementë ushtarak në terren.
"Marrëveshja e eksportit të grurit jep ‘kontribut të rëndësishëm’ në tejkalimin e krizës ushqimore që ndikon në mbarë botën, veçanërisht në uljen e çmimeve”, theksoi Akar.
Sipas tij, vazhdimi i problemit të grurit mbart rrezik për shkaktimit e problemeve të sigurisë që lindin nga uria dhe emigrimi i parregullt global.
Ai po ashtu tha se në këtë fazë nuk ka nevojë të çminohen portet e Ukrainës.
Aktualisht në tre portet ukrainase Odesa, Chernomorsk dhe Yuzhny qëndrojnë mbi 25 milionë tone grurë të cilët presin të eksportohen.
Ministri Akar, theksoi se Türkiye shpreson se kjo qendër do të kontribuojë për paqen e vazhdueshme. Dhe, shtoi se qëllimi i Ankarasëë, është arrtija e armëpushimit të menjëhershëm, ulja e tensioneve dhe dërgimi i ndihmës në Ukrainë.
Autoritet turke kanë filluar me përgatitjet për anijet e para që duhet të nisen nga Ukraina.