Qentë shpëtimtarë në aksionet e kërkimit në provincat e prekura në Türkiye.     /Foto: AA 

Më shumë se 380 qenë të specializuar për kërkim-shpëtim nga 50 shtete të ndryshem të botës kanë vepruar në provincat e prekura nga tërmeti i 6 shkurtit në Türkiye.

Treshen e parë me numrin më të madh të qenve të specializuar e përbëjnë Holanda (46 qen), Spanja (24) dhe Emiratet e Bashkuara Arabe me 20 qen të specializuar.

Njësinë më ta madhe nga rajoni të qenve të specializuar drejt Türkiyes e kishte dërguar Kroacia (7 qen), Rumania (6), Kosova, njësinë prej tre qenve të specializuar, Ndërkohë, Bosnjë e Hercegovia, Greqia dhe Bullgaria kishin dërguar nga një qen të specializuar për kërkim në kushte të tërmetit.

Ndjesia e nuhatjes së një qeni, e cila është 10.000 herë më e fortë se ajo e një njeriu, e bën atë veçanërisht efektiv në kërkim.

Kjo i mundëson qenit, në disa raste më lehtë se njeriu, të gjejë vendin ku ndodhet personi, pavarësisht nga thellësia dhe pengesat që ndodhen mes tij dhe viktimës.

Trajnimet për kërkim-shpëtim të qenve bëhen prej kohës kur ato janë ende këlyshë dhe mund të punojnë deri në moshën dhjetë vjeç.

Qentë e stërvitur, të cilët morën pjesë në punën e vazhdueshme të ekipeve të kërkim-shpëtimit në zonën e tërmetit, u bënë asistentët më të mëdhenj të ekipeve në gjetjen e njerëzve nën rrënoja.

Përveç njësive të qenve nga jashtë, në kuadër të aksioneve në vendet e prekura nga tërmeti kanë vepruar edhe dhjetra njësi të stërvitur nga AFAD-i, Xhandarmëria dhe njësi të tjera të qenve që nga dita e parë e tërmetit.

Disa nga qentë, të cilët luajtën një rol të rëndësishëm në shpëtimin e qindra njerëzve nga rrënojat e ndërtesave të shkatërruara nga dy tërmetet në Kahramanmaras, u lënduan në krye të detyrës.

Njëri prej tyre vdiq - Proteo, qeni i ekipit meksikan në Adiyaman.

TRT Balkan / agjencitë