Servisi publik turk TRT lançon platformën ndërkombëtare të transmetimit.     /Foto: AA

Servisi publik turk TRT ka lançuar zyrtarisht platformën e tij ndërkombëtare të transmetimit digjital – Tabii.

"Ky projekt kontribuon më tej në krenarinë dhe nderin e Türkiyes së madhe dhe të fuqishme," tha drejtori turk i komunikimit Fahrettin Altun në ceremoninë e nisjes së platformës në Istanbul të martën.

Altun tha gjithashtu se Türkiye nuk është vetëm një vend konsumues i shërbimeve, por edhe një vend prodhues në arenën globale. Duke theksuar rëndësinë e shërbimit të ri, Altun tha se platforma do të forcojë markën Türkiye.

Tabii, i cili do të tregojë historitë që na bashkojnë në pesë gjuhë të ndryshme dhe në 25 vende, "ka një rrugë të qartë dhe një audiencë të madhe", tha presidenti turk Recep Tayyip Erdoğan në Twitter, duke shtuar se shërbimi do të vijë me një provë falas në Türkiye.

Tabii do të fillojë transmetimin më 7 maj dhe do të jetë i disponueshëm në gati 20 vende deri në fund të vitit 2023.

Përzgjedhja e pasur e TRT-së do të zërë pothuajse tërësisht hapësirën në këtë platformë, e cila fillimisht do të shfaqë seriale të njohura televizive dhe një gamë të gjerë filmash të 10 viteve të fundit.

Tashmë ka përfunduar licensimi i filmave nga vende të ndryshme.

TRT-ja po hedh në treg edhe 33 seriale të reja origjinale.

Në hapje, shikuesit do të kenë mundësinë të shikojnë 15 vepra origjinale, duke përfshirë serialin fantastiko-shkencor "Altay", serialin historik "Mevlana Jalaluddin Rumi", historinë e spiunëve turq "Organizimi - Departamenti special", komedinë e Selcuk Aydemir "Organizimi - Ky është biznesi ynë", dhe versioni vendas i filmit për pilotët "Hur".

TRT Balkan / agjencitë