Shtetet e Bashkuara të Amerikës (ShBA) i dhanë dritën jeshile Holandës për transferimin e avionëve luftarak F-16 në Ukrainë, thanë të premten zyrtarët holandezë.
Duke përshëndetur zhvillimin e situatës në platformën X, ministrja holandeze e Mbrojtjes Kajsa Ollogren tha se kjo i lejon ata të monitorojnë trajnimin e pilotëve ukrainas.
“Ne mbetemi në kontakt të ngushtë me partnerët tanë evropianë për të vendosur për hapat e ardhshëm”, shtoi Ollogren.
Gjithashtu, ministri i Jashtëm holandez Wopke Hoekstra falënderoi kolegun e tij amerikan Antony Blinken "për bashkëpunimin e mirë dhe të shpejtë" në këtë çështje.
Ai shtoi se këtë çështje do ta diskutojë edhe më tutje me partnerët evropianë.
"Kjo shënon një pikë kthese të madhe për Ukrainën në mbrojtjen e popullit dhe vendit të saj", tha Hoekstra.
Vendet perëndimore e kanë mbështetur Ukrainën me ndihmë ushtarake dhe financiare që nga fillimi i luftës së vendit me Rusinë më 24 shkurt të vitit të kaluar. Por, deri më tani kanë hezituar të dërgojnë avionë luftarakë në Kiev.
Megjithatë, Danimarka dhe Holanda luajnë një rol udhëheqës midis vendeve perëndimore në trajnimin e pilotëve ukrainas për avionët luftarakë F-16.
Britania e Madhe u ofron në mënyrë specifike pilotëve ukrainas trajnime në gjuhën angleze, sepse instrumentet dhe manualet e avionit janë të shkruara në anglishte.