ShBA-ja vlerëson lart përpjekjet Türkiyes për të ndalur luftën në Ukrainë / Photo: AA

Shtetet e Bashkuara të Amerikës vlerësojnë lart rolin e Türkiyes në përpjekjet për t'i dhënë fund luftës ndërmjet Rusisë dhe Ukrainës, tha zëdhënësi i Departamentit të Shtetit Ned Price.

"Ne vlerësojmë lart rolin konstruktiv që ka luajtur Türkiye në përpjekjen për t'i dhënë fund kësaj vepre barbare", tha Price në një konferencë shtypi të enjten.

Ai shtoi se ShBA-ja vlerëson përkushtimin e vendosur të Türkiyes ndaj integritetit territorial të Ukrainës dhe përpjekjet e saj për inkurajimin e dialogut midis Ukrainës dhe Rusisë.

Price theksoi se presidenti rus Vladimir Putin duhet të dëgjojë thirrjen e presidentit turk Recep Tayyip Erdoğan dhe homologëve të tjerë në mbarë botën për t'i dhënë fund luftës.

"Veprat flasin më shumë se fjalët. Ne gjykojmë se çka bën Rusia, bazuar në veprimet e saj", tha ai.

Price vlerësoi gjithashtu Türkiyen për faktin se është një "lojtar konstruktiv" në përpjekjet për t'i dhënë fund luftës dhe nxitjen e "diplomacisë kuptimplote" me bisedime të ndara me krerët rusë dhe ukrainas.

Gjithashtu, ai potencoi rolin e Türkiye-s në marrëveshjen me Kombet e Bashkuara dhe Rusinë për eksportin e drithërave nga portet e Ukrainës.

“Ne mund të kthehemi në verë, kur Türkiye, së bashku me Sekretarin e Përgjithshëm të OKB-së, ishte forca shtytëse, para së gjithash për bërjen dhe përfundimisht rinisjen e Iniciativës së drithërave të Detit të Zi. Pa rolin që luajti Türkiye, ky mekanizëm mund të mos ishte rinisur”, tha ai.

Ai theksoi se gjatë konfliktit në Ukrainë, përveç marrëdhënieve të mira me komunitetin ndërkombëtar si anëtare e NATO-s, Türkiye u përpoq të shfrytëzojë marrëdhëniet e saj me Kievin dhe Moskën për përmirësimin e perspektivës për paqe.

"Në fund të fundit, ky nuk është një mossukses i Ankarasë, kjo është një mosgatishmëri e Moskës që të dëgjojë thirrjet e Türkiyes dhe vendeve të tjera", shtoi Price.

AA