Soylu: Arrestohet personi që qëndron pas shpërthimit në Istanbul.     Foto: Süleyman Soylu/Facebook

Është arrestuar personi që la bombën që shkaktoi shpërthimin në rrugën Istiklal të Istanbulit të dielën, tha mëngjesin e së hënës ministri i Brendshëm turk, Süleyman Soylu.

"Vlerësimi ynë është se urdhri për sulmin terrorist vdekjeprurës erdhi nga Ayn al-Arab në veri të Sirisë, ku PKK/YPG ka selinë e saj siriane”, tha Soylu.
Ai përsëriti se Türkiye do të vazhdojë luftën e saj vendimtare dhe të justifikuar kundër terrorizmit.
“Ne do të marrim hak ndaj atyre që janë përgjegjës për këtë sulm të tmerrshëm terrorist”, shtoi ministri turk.
Soylu konfirmoi se gjashtë persona u vranë dhe 81 u plagosën në sulm.
Ai theksoi se 50 të lënduar janë liruar nga spitalet, ndërsa pesë janë në reanimacion. Gjithashtu, dy prej të plagosurve janë në gjendje kritike për jetën. Bashkë me autoren e dyshuar, është arrestuar edhe personi që planifikoi sulmin. Ministri i Brendshëm Soylu tha se e dyshuara për sulmin terrorist do të ikte në Greqi sot nëse nuk do të kapej. Soylu dreklaroi gjithashtu se Türkiye refuzon ngushëllimet nga Ambasada e ShBA-së lidhur me sulmin terrorist. Në sulmin e djeshëm në Istanbul humbën jetën 6 persona ndërsa 81 të tjerë u plagosën. 50 të plagosur janë liruar nga spitali ndërsa 5 ndodhen në repartin e kujdesit intensiv. Dy të plagosur janë në gjendje kritike. Në fushatën e saj terroriste më shumë se 35-vjeçare kundër Türkiye-s, PKK, e cilësuar si grup terrorist nga SHBA-ja, BE-ja dhe Türkiye ka qenë përgjegjëse për vdekjen e më shumë se 40 mijë njerëzve, përfshirë gra, fëmijë dhe foshnja. YPG është dega siriane e PKK-së.

AA