Terroristja Ahlam Albashir, autorja e sulmit terrorist në bulevardin "Istiklal" në rajonin Beyoğlu në Istanbul, përcaktohet se ajo 9 ditë para sulmit ka kryer vëzhgime në bulevard.
Sipas informacioneve të marra, vazhdon hetimi i zhvilluar nga Prokuroria e Istanbulit lidhur me sulmin e ndodhur më 13 nëntor në bulevardin "Istiklal" ku si pasojë humbën jetën 6 persona dhe u plagosën 81 të tjerë.
Në kuadër të hetimit janë gjetur pamjet e kamerave të sigurisë lidhur me momentet kur autorja e sulmit me bombë, Ahlam Albashir ka kryer vëzhgime në bulevardin "Istiklal".
Në pamjet në fjalë, vërehet se Albashir e veshur me xhinse dhe me mbulesë (shami), ecën në bulevard më 4 nëntor rreth orës 17:30 sipas kohës lokale.
Po ashtu në pamje ka tërhequr vëmendje se terroristja Albashir e cila kuptohet që kryen vëzhgime në zonë, mban në dorë trëndafil ashtu sikur edhe në ditën kur ndodhi shpërthimi.
18 Nën 2022
Sulmi terrorist në Istanbul: Terroristja Albashir kishte vëzhguar terrenin
Sulmi terroristë në bulevardin "Istikal" pas vete la 6 persona të vdekur dhe 81 të plagosur.
TRT Balkan / agjencitë
Lajme të ngjashme
Artikujt në këtë kategori
Çfarë tjetër do të donit të dinit?
Popullore