Administrata Rajonale Kurde e Irakut njoftoi se organizata terroriste PKK qëndron pas sulmit ndaj zyrtarit të Partisë Demokratike të Kurdistanit (KDP) në rrethin Kelar të Sulaymaniyah.
Njësia anti-terrorizëm e Administratës Rajonale Kurde të Irakut në llogarinë zyrtare në Facebook publikoi qëndrimin rreth çështjes.
"Organizata terroriste PKK në 3 vitet e fundit ka vënë në shënjestër shumë qytetarë dhe forca të sigurisë në Administratën Rajonale Kurde të Irakut dhe ka tentuar për një kohë të organizojë atentate. Organizata terroriste ka kryer sulmin e djeshëm ndaj zyrtarit të KDP-së, Ekrem Salih", thuhet në deklaratë.
Më tej thuhet se "Organizata terroriste PKK dëmtoi esnafin dhe qytetarët duke djegur tregje në rajon. Organizata terroriste rrezikoi të ardhmen e rajonit dhe veprimet e saj nuk do të mbeten pa përgjigje".
Gjithashtu, theksohet se organizata terroriste PKK ishte e përfshirë në tregtimin dhe shpërndarjen e drogës në nivel ndërkombëtar.