Terroristi i arratisur pas sulmit në Istanbul, fotografi me logon e YPG-së.     Foto: AA

Policia turke publikoi fotografinë e terroristit të arratisur pas sulmit në Istanbul, Bilal Hassan, i fotografuar para emblemës së organizatës terroriste YPG.

Nën koordinimin e Prokurorisë Republikane në Istanbul po vazhdon hetimi për sulmin terrorist në rrugën Istiklal të Istanbulit më 13 nëntor, ku u vranë 6 persona dhe 81 u plagosën.

Në fotografinë e publikuar nga policia, shihet terroristi Bilal Hassan. Fotografia është bërë derisa terroristi i dyshuar qëndron përpara simbolit të ashtuquajtur të YPG-së, duke mbajtur uniformë ushtarake.

Siç tha Ministria e Brendshme e Türkiyes, në kuadër të hetimit pas sulmit terrorist janë arrestuar 59 të dyshuar, ndërsa 24 prej tyre janë mbajtur në paraburgim.

Ministri i Brendshëm i Türkiyes, Suleyman Soylu, gjatë një diskutimi në Twitter tha dje se është arrestuar vëllai i terroristit të arratisur Bilal Hassan.

Në fushatën 35-vjeçare kundër Türkiyes, PKK – e listuar si organizatë terroriste nga Türkiyes, ShBA-ja dhe BE-ja – ka qenë përgjegjëse për vdekjen e mbi 40.000 njerëzve, përfshirë gra e fëmijë. YPG-ja është dega e saj në Siri.

AA