Forcat e armatosura turke kanë neutralizuar 20 terroristë të PKK/YPG-së në veri të Sirisë.
Ministria turke e Mbrojtjes deklaroi se terroristët u neutralizuan në zonën e operacionit “Mburoja e Eufratit”.
"Forcat tona të armatosura heroike turke neutralizuan 20 terroristë të PKK/YPG-së në rajonin e Operacionit Mburoja e Eufratit në veri të Sirisë. Lufta kundër organizatave terroriste do të vazhdojë kudo që të jenë, derisa të neutralizohet terroristi i fundit", tha ministria.
Në fushatën e saj terroriste 40-vjeçare kundër Türkiyes, PKK-ja, e cila renditet si një organizatë terroriste nga Türkiye, ShBA-ja dhe BE-ja, është përgjegjëse për vdekjen e më shumë se 40.000 njerëzve, duke përfshirë gra, fëmijë, foshnja dhe të moshuar.
YPG-së, dega siriane e PKK-së, është përpjekur prej kohësh të ndërtojë një "korridor terrorist" në veri të Sirisë, pranë kufirit turk, duke shtypur gjithashtu popullsinë vendase. Türkiye vendosi trupa dhe punoi me aleatët lokalë për të mposhtur komplotin.