Türkiye angazhon mbi 96.000 personel në operacionet e kërkim-shpëtimit / Foto: AA

96.670 personel po punojnë në rajonet e prekura nga tërmetet në Türkiye deri tani, njoftoi Autoriteti i Menaxhimit të Fatkeqësive dhe të Emergjencave (AFAD).

Nga atje njoftojnë se gjithashtu janë ngritur 50.818 tenda të përkohshme për strehimin e të evakuuarve në zonat e tërmetit.

Institucionet njoftojnë se mbi 6 mijë punonjës mjekësorë janë angazhuar në terren.

Janë aktivizuar 100 mjete ajrore – helikopterë dhe avionë, dhjetëra dronë, 1.124 automjete të ambulancës, 10 anije dhe mbi 4 mijë mjete ndërtimtarie.

Operacioneve të kërkim-shpëtimit po u ndihmojnë edhe 9 mijë ushtarë.

Gjithashtu, njoftohet se 11.780 vullnetarë turq po marrin pjesë në përpjekjet për shpëtimin e të mbijetuarve.

Autoritetet turke kanë shpëtuar mbi 8.500 njerëz deri tani, derisa operacionet e kërkim-shpëtimit kanë hyrë në ditën e tretë, pas tërmeteve të fuqishme që goditën jugun e vendit më 6 shkurt.

TRT Balkan ju sjell zhvillimet e fundit drejtpërdrejt nga zonat e tërmetit në Türkiye, në këtë lidhëze.


TRT Balkan / agjencitë