Sekretari i Shtetit i ShBA-së, Antony Blinken, i cili qëndron për vizitë zyrtare në Ankara, është pritur në takim nga homologu i tij turk, Hakan Fidan.
Në takimin e mbyllur për media të ministrit turk me sekretarin amerikan, të pranishëm janë edhe këshilltari i presidentit Akif Çağatay Kılıç dhe shefi i Drejtorisë së Komunikimeve, Fahrettin Altun.
Blinken mbërriti në Ankara gjatë ditës së djeshme ku zhvilloi një takim me presidentin turk, Recep Tayyip Erdoğan.
Para vizitës së tij në Türkiye, Blinken ishte pati një takim në Jordani.
Vizita e sekretarit amerikan në Ankara, sipas Departamentit të Shtetit të ShBA-së, pritet të fokusohet në procesin e tranzicionit pas rënies së regjimit sirian të Bashar Asadit dhe procesit politik të vendit, si dhe për një armëpushim të mundshëm në Rripin e Gazës.
Më 7 dhe 10 dhjetor, Fidan dhe Blinken zhvilluan biseda telefonike ku diskutuan zhvillimet e fundit në Siri.