Forcat turke të sigurisë “neutralizuan” tre terroristë të PKK-së në veri të Irakuit, tha të hënën Ministria e Mbrojtjes Kombëtare.
Terroristët u shënjestruan në zonën e Operacionit Claw-Lock dhe rajonet Hakurk në Irakun verior, thuhet në njoftimin e ministrisë.
"Ne do të vazhdojmë të shkatërrojmë foletë terroriste", shtoi ai.
Autoritetet turke përdorin termin "neutralizoj" për të nënkuptuar se terroristët në fjalë u dorëzuan, u vranë ose u kapën.
Në fushatën e saj terroriste më shumë se 35-vjeçare kundër Türkiyes, PKK-ja – e listuar si organizatë terroriste nga Türkiye, ShBA-ja dhe BE-ja, ka qenë përgjegjëse për vdekjen e më shumë se 40.000 njerëzve, duke përfshirë gra, fëmijë dhe foshnja. YPG-ja është dega siriane e PKK-së.
Türkiye filloi operacionin Claw-Lock në prill të vitit 2022 për të shënjestruar strehët e organizatës terroriste PKK në rajonet veriore të Irakut Metina, Zap dhe Avasin-Basyan pranë kufirit turk.