Türkiye njoftoi të enjten se në vend nuk është regjistruar asnjë rast i sëmundjes virale infektive të lisë së majmunit, e cila ka goditur rëndë kontinentin afrikan këtë vit.
“Në vitin 2024, në Türkiye nuk u zbulua asnjë rast i lisë së majmunit, veçanërisht i vërejtur në kontinentin afrikan”, tha ministria e Shëndetësisë e Türkiyes në një njoftim të postuar në rrjetin social X.
Sipas ministrisë, aktualisht nuk ka nevojë për kufizime apo masa shtesë në vend.
Njoftimi erdhi pasi Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSh) shpalli situatën e lisë së majmunëve një "urgjencë të shëndetit publik me shqetësim ndërkombëtar" të mërkurën.
Prej fillimit të vitit 2024, më shumë se dhjetë vende afrikane kanë raportuar sëmundjen, e cila transmetohet nga kontakti i ngushtë, me Republikën Demokratike të Kongos që përbën më shumë se 90 për qind të rasteve të raportuara.
Sipas OBSh-së, lija e majmunëve shkakton skuqje dhe simptoma të ngjashme me gripin.