Ushtria turke "neutralizoi" 23 terroristë në veri të Irakut. / Foto: Ministria e Mbrojtjes Kombëtare Turke

Sulmet turke “neutralizuan” 23 anëtarë të organizatës terroriste PKK në veri të Irakut, njoftoi të hënën Ministria e Mbrojtjes Kombëtare.

“Si rezultat i operacioneve ajrore të kryera në veri të Irakut, janë neutralizuar 23 terroristë të tjerë të PKK-së,” tha ministria në X.

“Jemi të vendosur, të palëkundur dhe të aftë për të çrrënjosur terrorizmin në thelbin e tij,” shtoi ajo.

Autoritetet turke përdorin termin “neutralizim” për të treguar se terroristët në fjalë janë dorëzuar, vrarë ose kapur.

Operacionet erdhën pas sulmit terrorist të PKK-së të mërkurën në selinë e Turkish Aerospace Industries (TAI) në kryeqytetin Ankara, ku u vranë pesë persona dhe u plagosën 22 të tjerë.

Në fushatën e saj terroriste 40-vjeçare kundër Türkiyes, PKK-ja e listuar si organizatë terroriste nga Türkiye, ShBA-ja dhe BE-ja ka qenë përgjegjëse për vdekjen e mbi 40.000 personave, përfshirë gra, fëmijë, foshnja dhe të moshuar.

Terroristët e PKK-së shpesh fshihen në veri të Irakut për të planifikuar sulme përtej kufirit në Türkiye.

TRT Balkan / agjencitë