Emine Erdoğan, bashkëshortja e Presidentit Recep Tayyip Erdoğan, u takua me Sekretarin e Përgjithshëm të OKB-së Antonio Guterres në Konferencën e 29-të të Palëve të Konventës Kuadër të Kombeve të Bashkuara (OKB) për Ndryshimet Klimatike (COP29).
Në kuadër të COP29, Zonja e Parë Erdoğan u takua me Sekretarin e Përgjithshëm të OKB-së Guterres në Zonën Blu të konferencës COP29, si Kryetare e Bordit Këshillimor të Personaliteteve të Nivelit të Lartë të OKB-së me mbetje zero.
Gjatë takimit u diskutua lufta kundër ndryshimeve klimatike dhe çështjet mjedisore, veçanërisht puna për projektin Zero Mbetje iniciuar nga zonja Erdoğan.
Gjatë takimit, Zonja e parë Erdoğan e informoi Guterresin edhe për punën e Bordit Këshillimor të Personaliteteve të Nivelit të Lartë të Kombeve të Bashkuara Zero Mbetje, të cilin ajo e drejton.
Gjatë takimit, Zonja e Parë Erdoğan shoqërohej nga Ministri i Mjedisit, i Urbanizimit dhe i Ndryshimeve Klimatike Murat Kurum dhe Presidenti i Fondacionit Zero Mbetje, Samed Ağırbaş.