121 persona humbën jetën në fatkeqësitë ajrore në Evropë gjatë vitit 2021 / Foto: AA

Gjithsej 121 persona kanë humbur jetën në aksidente ajrore në territor të BE-së gjatë vitit 2021, ku janë përfshirë avionë të regjistruar në vendet anëtare të BE-së. Kështu tregon një raport i fundit i zyrës evropiane të statistikës, Eurostat. Numri është thuajse identik me vitin 2020 kur kishte 122 jetë të humbura – një rënie prej 0.8%.

Gjatë vitit 2021, sikurse në 6 vitet e fundit, në territor të BE-së nuk ka ndodhur asnjë fatkeqësi e përmasave të mëdha që përfshin fluturimet komerciale.

Shumica e jetëve të humbura kanë ardhur si pasojë e fatkeqësive ku janë përfshirë fluturake të vogla, me peshë maksimale të ngritjes më pak se 2.250 kg. Me këtë kategori avionësh kanë humbur jetën 112 persona – 93% e të gjitha vdekjeve në fatkeqësi ajrore në Evropë gjatë vitit 2021.

Kjo kategori përfshin aeroplanë të vegjël, dirigible, paraglider dhe motorglider, helikopterë të vegjël, si dhe balona me ajër të nxehtë.

Shumica e vdekjeve, 77% në kategorinë nën 2.250 kg janë regjistruar në Francë – 46 viktima, dhe në Gjermani – 40 viktima.

Në kategorinë e avionëve më të mëdhenj, që përfshin masë mbi 2.250 kg, kanë humbur jetën 9 persona gjatë vitit 2021, që përbën 7% të vdekjeve.

TRT Balkan