Afganistani nënshkruan kontrata minierore prej 6,5 miliardë dollarësh.     /Foto: @FDPM_AFG/Twitter / Photo: @FDPM_AFG/X

Kompani vendase, aziatike dhe evropiane nënshkruan sot shtatë kontrata të mëdha minierore me vlerë rreth 6,5 miliardë dollarësh me administratën e përkohshme talebane në Afganistan.

Kontratat u nënshkruan në Kabul midis Ministrisë së Minierave dhe Naftës së vendit të shkatërruar nga lufta dhe kompanive private nga Afganistani, Türkiye, Irani dhe Kina, tha zyra e zëvendëskryeministrit në detyrë për Çështjet Ekonomike, Mullah Abdul Ghani Baradar Akhund, i cili mori pjesë në ceremoninë e nënshkrimit.

Sipas zyrtarëve talebanë, minierat ndodhen në provincat Herat, Ghor, Loghar dhe Takhar. Kontratat përfshijnë nxjerrjen dhe përpunimin e minierave të arit, bakrit, plumbit dhe hekurit.

"Në këto shtatë projekte do të investohen gjithsej 6,5 miliardë dollarë. Kjo do të krijojë mijëra vende pune dhe do të përmirësojë ndjeshëm situatën ekonomike të vendit", thuhet në deklaratë.

Njëherësh, kjo është marrëveshja më e madhe e nënshkruar nga talebanët që nga kthimi i tyre në pushtet në gusht të vitit 2021.


TRT Balkan / agjencitë