Shoqata izraelite për të drejtat e njeriut HaMoked zbuloi se numri i të burgosurve palestinezë në burgjet izraelite është afër 9 mijë, duke përfshirë një pjesë të të arrestuarve në Gaza.
HaMoked tha se shifrat e marra nga autoritetet e burgjeve izraelite tregojnë se "8.926 të burgosur të sigurisë mbahen në burgjet brenda Izraelit".
Shoqata tha se që nga shkurti, ushtria izraelite mban në burgjet e saj 2.084 palestinezë që u dënuan dhe 2.752 si të paraburgosur.
Shoqata shtoi se 3.484 persona mbahen nën paraburgimin administrativ izraelit, pa akuzë ose gjyq.
Hamoked vuri në dukje se Izraeli po mban 606 palestinezë nga Gaza nën klasifikimin "luftëtarë të paligjshëm", të arrestuar nga ushtria brenda Gazës gjatë sulmit të saj ose nga zonat përreth Gazës gjatë sulmit të Hamasit më 7 tetor.
Shoqata vuri në dukje se të dhënat varen nga shifrat e ofruara nga Shërbimi i Burgjeve të Izraelit.
"Trajtimi i Izraelit ndaj të burgosurve të sigurisë shkel të drejtat e tyre për barazi, dinjitet, jetë familjare, arsimim dhe të drejta të tjera, në kundërshtim me ligjin ndërkombëtar," tha Hamoked.
Teksa ende nuk ka një shifër zyrtare të dhënë nga autoritetet izraelite për numrin e palestinezëve të arrestuar nga Gaza deri më 7 tetor, vlerësohet se 2.500 janë arrestuar që atëherë nga Gaza.
Ushtria izraelite dje njoftoi se ka arrestuar 2.990 palestinezë nga zonat në gjithë Bregun Perëndimor që nga 7 tetori, duke përfshirë 1.350 të akuzuar si anëtarë të grupit të rezistencës palestineze, Hamas.