Agjencia Botërore Meteorologjike e OKB-së (WMO) ka bërë të ditur se vera e vitit 2023 ishte më e nxehta e regjistruar ndonjëherë.
“Ishte gushti më i nxehtë në histori, me një diferencë të madhe dhe muaji i dytë më i nxehtë ndonjëherë pas korrikut të vitit 2023”, tha WMO-ja.
Sekretari i përgjithshëm i WMO-së, Petteri Taalas, duke kujtuar zjarret dhe valët e të nxehtit, tha se “hemisfera veriore sapo pati një verë ekstreme”.
“Në hemisferën jugore shtrirja e akullit të detit Antarktik ishte me kuptimin e plotë të fjalës jashtë grafikëve dhe temperatura globale e sipërfaqes së detit ishte përsëri në një rekord të ri”, tha Taalas.
Sekretari i përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres, nga ana e tij, tha se planeti ynë sapo ka duruar një “sezon zierjeje” dhe paralajmëroi kundër “shkatërrimit të klimës”.
“Shkencëtarët kanë paralajmëruar prej kohësh se çfarë do të çlirojë në atmosferë varësia jonë nga karburantet fosile”, tha Guterres, duke kërkuar nga udhëheqësit të ndërmarrin veprime dhe të gjejnë zgjidhje.
Carlo Buontempo, drejtor i Shërbimit të Ndryshimeve Klimatike të BE-së (Copernicus), tha se viti 2023 ishte viti i dytë më i ngrohtë i regjistruar.
Nivelet rekord dhe ndikimet e tyre si te njerëzit ashtu edhe në plane, sipas tij, tregojnë qartë “ngrohjen e sistemit klimatik”.