Ushtarët izraelitë arrestuan 12 palestinezë në Bregun Perëndimor. / Foto: AA Archive

Ushtarët izraelitë arrestuan 12 palestinezë në Bregun Perëndimor të pushtuar në 24 orët e fundit.

Në deklaratën e përbashkët të Shoqatës së të Burgosurve Palestinezë dhe Delegacionit të të burgosurve dhe të liruarve të lidhur me Organizatën për Çlirimin e Palestinës, thuhet se forcat izraelite arrestuan të paktën 12 palestinezë në bastisjet e kryera në qytetet e Bregut Perëndimor të Betlehemit, Khalilit dhe Nablusit, në 24 orët e fundit.

Thuhet se gjatë bastisjeve, palestinezët u rrahën, u ngacmuan dhe iu kërcënuan familjet e të arrestuarve. Numri i palestinezëve të arrestuar nga forcat izraelite në Bregun Perëndimor që nga 7 tetori 2023 ka arritur në 8.825.

Të paktën 514 palestinezë kanë humbur jetën në sulmet e ushtarëve izraelitë dhe kolonëve të paligjshëm hebrenj në Bregun Perëndimor të pushtuar dhe Kudsin Lindor që nga 7 tetori.

TRT Balkan / agjencitë