Arrin në 45,129 numri i palestinezëve të vrarë nga sulmet izraelite në Gaza           / Foto: AA

Numri i palestinezëve të vrarë në sulmet e ushtrisë izraelite në Rripin e Gazës që nga 7 tetori 2023 është rritur në 45.129.

Në deklaratën e Ministrisë palestineze të Shëndetësisë në Gaza, jepet informacion për sulmet e Izraelit në Rripin e Gazës për 440 ditë.

Në "3 masakrat" e kryera nga ushtria izraelite në pjesë të ndryshme të Rripit të Gazës në 24 orët e fundit, janë vrarë 32 palestinezë ndërsa 94 të tjerë u plagosën.

Theksohet se numri i palestinezëve të vrarë në sulmet e Izraelit në Rripin e Gazës që nga 7 tetori 2023 u rrit në 45.129, ndërsa numri i të plagosurve në 107.338.

Gjithashtu, thuhet se ende ka njerëz të vdekur nën rrënoja dhe përreth rrugëve, por për shkak të pengesës së forcave izraelite, ekipet mjekësore dhe zyrtarët e Mbrojtjes Civile nuk mund të arrijnë tek trupat.

TRT Balkan / agjencitë