Presidenti Recep Tayyip Erdoğan deklaroi se "Po shohim se Izraeli po zgjeron vendosjen e tij të paligjshme në Lartësitë e Golanit, duke injoruar integritetin territorial të Sirisë. Unë besoj se si D-8 duhet të reagojmë më fuqishëm ndaj këtyre veprimeve të paligjshme që kërcënojnë stabilitetin e Sirisë dhe të rajonit tonë."
Presidenti Erdoğan mori pjesë në Samitin e 11-të të Shteteve të Zhvilluara të 8 (D-8) që u mbajt në Kajro, Egjipt, ku mori pjesë në "Seancën e Posaçme mbi Situatën në Palestinë dhe Liban.
Në fjalimin e tij, Presidenti Erdoğan tha se presioni dhe ngacmimet që populli palestinez ka përjetuar për vite me radhë arritën në nivele të papërballueshme me sulmet e Izraelit në Gazë 440 ditë më parë.
"Gjatë këtyre sulmeve, 50.000 nga motrat dhe vëllezërit tanë, shumica gra dhe fëmijë, u martirizuan dhe më shumë se 100.000 palestinezë u plagosën. Jerusalemi, që pret kiblën tonë të parë, Xhaminë Al-Aksa, po shtypet nga politikat e judaizimit.’’deklaroi Presidenti turk, duke shtuar se edhe Libani po përballet gjithashtu me vështirësi shtesë për shkak të dëmtimit fizik të shkaktuar nga sulmet izraelite, si dhe ndikimeve të tyre politike dhe sociale.
Erdoğan tha se që nga 7 tetori, shtetet islame kanë bërë përpjekje në platforma të ndryshme për të ndaluar gjenocidin në Gaza dhe për të gjetur një zgjidhje të qëndrueshme për çështjen palestineze.
“Ne kemi ndjekur dhe vlerësuar me mirënjohje përpjekjet e vëllezërve tanë egjiptianë në këtë proces. Megjithatë, administrata izraelite, duke u inkurajuar nga mbështetje e hapur e ShBA-së dhe mbështetje indirekte nga shumë shtete perëndimore, vazhdon të zgjerojë sulmet e saj", u shpreh ai.
"Izolimi i Izraelit në nivel ndërkombëtar është i rëndësishëm"
Presidenti i Türkiyes, Erdoğan theksoi se pas Libanit, Siria është gjithashtu një qëllim i ekspansionizmit të Izraelit, duke thënë: "Po shohim se Izraeli po zgjeron vendosjen e tij të paligjshme në Lartësitë e Golanit dhe po merr hapa që injorojnë integritetin territorial të Sirisë. Unë besoj se si D-8 duhet të reagojmë më fuqishëm ndaj këtyre veprimeve të paligjshme që kërcënojnë stabilitetin e Sirisë dhe të rajonit tonë."
Ai theksoi se si shtete islame, ata duhet të udhëheqin përpjekjet për të ndërmarrë hapa kundër Izraelit, duke thënë:
"Së pari dhe mbi të gjitha, është shumë e rëndësishme që të vendoset një embargë armësh ndaj Izraelit, të mbyllet tregtia me Izraelin dhe të izolohet Izraeli në nivel ndërkombëtar. Iniciativa për të ndaluar shitjen e armëve është mbështetur nga 52 shtete, përfshirë dy anëtarët e përhershëm të Këshillit të Sigurimit, dhe dy organizata ndërkombëtare. Duhet të inkurajojmë sa më shumë shtete të jetë e mundur, veçanërisht anëtarët e D-8, të ndërhyjnë në çështjen e ngritur nga Afrika e Jugut në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë, në të cilën Türkiye ka bërë gjithashtu kërkesë për ndërhyrje."
"Të gjithë duhet të kontribuojmë"
Presidenti Erdoğan nënvizoi se arritja e një armëpushimi të qëndrueshëm në Gaza është më e rëndësishme se kurrë, duke u bërë thirrje të gjithë shteteve të kontribuojnë.
Sipas tij, qëllimi afatgjatë për një armëpushim duhet të jetë fillimi i një procesi negociatash për të zbatuar një zgjidhje me dy shtete.
“Ne duhet të ofrojmë mbështetje të fuqishme për negociatat e udhëhoqura nga Katari dhe Egjipti për të arritur një armëpushim dhe për të arritur një rezultat sa më shpejt. Krijimi i një armëpushimi në Liban dhe rënia e regjimit të Asadit në Siri do të shënonte shpresoj një fillim të një periudhe më pozitive”, u shpreh kreu i shtetit turk.
Ai deklaroi se për shkak të periudhës së vështirë që po kalon Libani, duhet që të jemi pranë vëllezërve tanë, duke bërë të ditur se Türkiye ka dërguar në Liban janë afër 1.500 ton ndihma humanitare.
“Ashtu si në Palestinë, nuk duhet të lejojmë që të vazhdojë fragmentimi politik në Liban. Duhet të udhëheqim zhvillimin e dinamikave të reja për paqen e brendshme në Palestinë, Liban dhe Siri. Pa dyshim, është shumë e rëndësishme që shtetet e rajonit të angazhohen në një solidaritet të fortë me njëra-tjetrën pa u përzier në punët e brendshme të njëri-tjetrit“, theksoi Presidenti turk.
Erdoğan tha se në këtë kuadër, shtetet e D-8, duhet të bashkëpunojnë dhe të përpiqen më fort për të vendosur një paqe të drejtë dhe të qëndrueshme në rajon.
“Shpresoj që rezultatet e takimit tonë do të jenë të dobishme për popujt e Palestinës, Libanit dhe Sirisë", deklaroi Erdoğan.
Gjatë Seancës së Posaçme mbi Situatën në Palestinë dhe Liban në Samit, përveç kryetarëve të shteteve dhe qeverive të shteteve anëtare të D-8, foli edhe Kryeministri i Libanit, Najib Mikati, si dhe Presidenti i Palestinës, Mahmoud Abbas.