Një grup i gazetarëve dhe avokatëve paditën Agjencinë Qendrore amerikane të Inteligjencës (CIA) dhe ish-drejtorin e saj, Mike Pompeo, për akuzat se ata ishin nën vëzhgim kur takuan themeluesin e WikiLeaks, Julian Assange, gjatë qëndrimit të tij në ambasadën e Ekuadorit në Londër.
Në padinë, e paraqitur të hënën në Gjykatën e Qarkut të New Yorkut, theksohet se CIA ka shkelur të drejtat e privatësisë së gazetarëve dhe avokatëve amerikanë duke i spiunuar ata. Paditësit përfshijnë gazetarët Charles Glass dhe John Goetz dhe avokatët Margaret Kunstler dhe Deborah Hrbek, të cilët përfaqësonin Assange.
"Kushtetuta e Shteteve të Bashkuara i mbron qytetarët amerikanë nga tejkalimi i qeverisë amerikane madje edhe kur aktivitetet zhvillohen në një ambasadë të huaj në një vend të huaj", tha Richard Roth, avokati kryesor që përfaqëson grupin.
CIA, e cila nuk pranoi të komentojë mbi padinë, i ndalohet të mbledhë të dhëna të inteligjencës për qytetarët amerikanë. Roth tha se spiunimi i supozuar do të nënkuptonte se e drejta e Assange për një gjykim të drejtë ishte "ndotur, nëse jo edhe shkatërruar".
"Duhet të ketë sanksione, madje edhe hedhjen poshtë të këtyre akuzave ose tërheqjen e kërkesave për ekstradim si përgjigje të këtyre aktiviteteve qartësisht antikushtetuese", tha Roth.
Bashkëthemeluesi i WikiLeaks, Julian Assange, më 1 korrik dorëzoi një ankesë në Gjykatën e Lartë të Britanisë kundër vendimit të qeverisë britanike për ekstradimin e tij në SHBA.
Hapi i Assange ka nisur një betejë të re midis ekipit të tij ligjor dhe Departamentit të Brendshëm të SHBA-së, që mund të zgjasë me muaj para se të merret një vendim përfundimtar.
Assange kërkohet nga autoritetet amerikane për konspiracion të dyshuar pas publikimit të qindra mijëra dokumenteve të zbuluara në lidhje me luftërat në Irak dhe Afganistan, duke përfshirë dëshmi të krimeve të mundshme të luftës.
Nëse ekstradohet në SHBA, Assange do të përballet me 18 akuza për hakim kompjuterësh të qeverisë amerikane dhe shkelje të ligjeve të spiunazhit dhe do të përballet me një dënim të mundshëm me disa vite burg.
Në vitin 2019, Assange u tërhoq nga ndërtesa e ambasadës ekuadoriane në Londër, ku ai ishte strehuar për më shumë se shtatë vjet.
16 Gus 2022
Avokatë dhe gazetarë padisin CIA-n për spiunazh gjatë takimit me Assange
Në padinë, e paraqitur të hënën në Gjykatën e Qarkut të New Yorkut, theksohet se CIA ka shkelur të drejtat e privatësisë së gazetarëve dhe avokatëve amerikanë duke i spiunuar ata.
AA
Lajme të ngjashme
Artikujt në këtë kategori
I zgjedhuri i Trumpit për shef të drejtësisë tërhiqet nga nominimi
Gaetz ishte në Kongresin Amerikan të mërkurën për t’u ulur me senatorët që ishin kyç për konfirmimin e tij për të udhëhequr Departamentin e Drejtësisë por pranoi se emërimi i tij është bërë një “shpërqendrim” për ekipin e tranzicionit të Trumpit.
Çfarë tjetër do të donit të dinit?
Popullore