Gjatë një telefonate të zhvilluar në festën e Bajramit mes drejtorit të CIA-s, William Burns, me drejtorin e MIT-it, Ibrahim Kalın, Burns i ka kërkuar Kalınit që të ndërmjetësojë në lidhje me akuzat për sulmin e Iranit ndaj Izraelit.
Kalın dhe Burns shkëmbyen gjithashtu pikëpamje në lidhje me negociatat e armëpushimit në Gaza.
Pas takimit me homologun e tij amerikan, Kalın zhvilloi një takim me Hamasin.
TRT Balkan / agjencitë