Drejtori i Agjencisë Qendrore të Inteligjencës (CIA) të ShBA-së, William Burns, paralajmëroi se Ukraina mund të "humbasë luftën kudër Rusisë" deri në fund të vitit nëse vendi i tij nuk dërgon më shumë mbështetje ushtarake.
Sipas lajmit të CNN-it, Burns bëri vlerësime për luftën Rusi-Ukrainë në "Forumin e Lidershipit 2024" të mbajtur në Qendrën George W. Bush në Teksas.
"Nëse ShBA-ja nuk siguron më shumë ndihmë ushtarake, rreziku është i madh që Ukraina të humbasë në fushën e betejës deri në fund të vitit 2024. Po mbarojnë municionet dhe neve po na mbaron koha për t'i ndihmuar ata", tha Burns.
Ai theksoi se ShBA-ja nuk duhet të shtyjë mbështetjen e saj për Ukrainën.
AA