Azerbajxhani: Është koha për të shpërbërë Grupin e Minskut të OSBE-së / Photo: AA

Presidenti i Azerbajxhanit Ilham Aliyev u shpreh në një takim me kryesuesin e OSBE-së se ka ardhur koha për shpërbërjen e Grupit të Minskut të Organizatës për Sigurisë dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE), që u krijua për të zgjidhur konfliktin mes Azerbajxhanit dhe Armenisë.

Aliyev zhvilloi një takim kryesuesin e OSBE-së dhe ministrin e Jashtëm të Maltës, Ian Borg, i cili ka vizituar Azerbajxhanin për të kryer takime.

Në një deklaratë të dhënë nga Presidenca e Azerbajxhanit, Aliyev shpjegoi se parimet bazë të paqes u propozuan nga Azerbajxhani dhe se edhe teksti i marrëveshjes së paqes u përgatit dhe u paraqit për negociata gjithashtu nga Azerbajxhani.

Sipas tij, Grupi i Minskut i OSBE-së, i krijuar me qëllimin për të zgjidhur konfliktin mes Azerbajxhanit dhe Armenisë, nuk ka bërë asgjë për zgjidhjen e problemit.

"Tashmë konflikti Armeni-Azerbajxhan ka mbetur në të kaluarën. Për këtë arsye ka ardhur koha për shpërbërjen e Grupit të Minskut të OSBE-së dhe të gjitha institucioneve të lidhura me të.”, ka deklarur Aliyev.

Grupi i Minskut i OSBE-së u krijua në 1992 me qëllimin për të inkurajuar zgjidhjen me rrugë paqësore të konfliktit Armeni-Azerbajxhan dhe problemit të Karabakut, si dhe për të ndërmjetësuar ndërmjet palëve.

Grupi i Minskut i OSBE-së, i bashkëkryesuar nga Rusia, Franca dhe ShBA-ja, nuk mundi të arrinte rezultate konkrete për zgjidhjen e problemit, pavarësisht se ndërmori shumë iniciativa.

AA