Azerbajxhani ka bërë të ditur se ka zbuluar një fushë të minuar në rajonin lindor Lachin pas përpjekjeve për çminim.
Një deklaratë e lëshuar nga Ministria e Mbrojtjes së Azerbajxhanit të hënën vonë raportoi se fusha e minuar u zbulua në një luginë në pjesën jugore të malit Kichik Ishigli.
102 mina kundër personelit të prodhuara në Armeni u shkatërruan pas çminimit, tha ministria, duke shtuar: "Masat e nevojshme për pastrimin e zonës nga minat po vazhdojnë".
Azerbajxhani thotë se më shumë se 3.400 azerbajxhanas janë plagosur ose vrarë në 30 vitet e fundit për shkak të shpërthimit të minave të vendosura nga Armenia.
Marrëdhëniet midis dy ish-republikave sovjetike kanë qenë të tensionuara që nga viti 1991, kur ushtria armene pushtoi Nagorno-Karabakun, një territor i njohur ndërkombëtarisht si pjesë e Azerbajxhanit, si dhe shtatë rajone ngjitur.
Azerbajxhani çliroi pjesën më të madhe të rajonit gjatë luftës në vjeshtën e vitit 2020, e cila përfundoi me një marrëveshje paqeje të ndërmjetësuar nga Rusia, duke hapur derën e normalizimit.
Ushtria e Azerbajxhanit nisi një operacion antiterrorist në Karabakh shtatorin e kaluar për të vendosur rendin kushtetues, pas të cilit forcat separatiste ilegale në rajon u dorëzuan.