Edhe në vitin 2023 në Bashkimin Evropian vazhdon rritja e çmimeve të produkteve ushqimore. Të dhënat e fundit të Eurostatit flasin se pas rritjeve të konsiderueshme gjatë vitit 2022, çmimet e ushqimeve vazhduan të rriten në tremujorin e parë të vitit 2023, me vajrat dhe yndyrnat ndër produktet me rritje të lartë çmimesh.
“Të dhënat për mars 2023 tregojnë se çmimi i vajrave dhe yndyrave në BE ishte mesatarisht 23% më i lartë se në mars 2022”, thotë Eurostati.
Kulmi i normës vjetore të ndryshimit ndodhi në dhjetor 2022 (+32% krahasuar me dhjetorin 2021), duke treguar një rënie prej 9 pikë përqindjeje (pp) gjatë tre muajve të parë të vitit 2023.
Kjo sugjeron se norma e inflacionit për vajrat dhe yndyrnat po fillon të ngadalësohet.
Për krahasim: rritja e çmimeve të vajrave dhe yndyrave të regjistruar midis marsit 2021 dhe marsit 2022 ishte +18%, gjegjësisht midis marsit 2020 dhe marsit 2021 ishte +1%.
Rritja më e madhe në Hungari
Në mars të këtij viti, pothuajse të gjitha vendet e BE-së raportuan një rritje të inflacionit vjetor për vajrat dhe yndyrnat. Rritja më e lartë e inflacionit vjetor për vajrat dhe yndyrnat u regjistrua në Hungari (+33% krahasuar me mars 2022), e ndjekur nga Danimarka (+32%) dhe Belgjika (+31%). Në të kundërtën, rritjet më të vogla të çmimeve u regjistruan në Kroaci (+6%), Austri (+12%) dhe Çeki (+16%), ku Bullgaria ishte i vetmi vend që raportoi një rënie (-1%).