BE-ja dënon vendimin e Izraelit për ndërtime të reja në Bregun Perëndimor / Photo: AA

Bashkimi Evropian (BE) dënon planin e Izraelit për të zgjeruar vendbanimet ilegale në rajon duke ndërtuar banesa të reja në Bregun Perëndimor të pushtuar. Në deklaratën me shkrim të zëdhënësit të Shërbimit të Jashtëm të BE-së, Izraelit i bëhet thirrje të tërhiqet nga vendimi në fjalë. "BE-ja dënon miratimin e Komitetit të Planifikimit të Lartë të Izraelit të planit për të zgjeruar vendbanimet ilegale në Bregun Perëndimor të pushtuar dhe për të ndërtuar 3.426 shtëpi", thuhet në deklaratë.

BE-ja ka përsëritur se "vendbanimet e paligjshme përbëjnë pengesë për paqen sepse kërcënojnë zgjidhjen me dy shtete".

"Përveç kësaj, zgjerimi i vendbanimeve është krejtësisht në kundërshtim me përpjekjet e vazhdueshme për uljen e tensioneve, gjë që është edhe më e rëndësishme para festave të ardhshme të Ramazanit, Pashkëve dhe Pesah", thuhet në deklaratë.

Qëndrimi i BE-së për kufijtë nuk ka ndryshuar dhe se nuk do të njihet asnjë ndryshim përveç kufijve të para vitit 1967 të rënë dakord nga palët, përfshirë Kudsin. Më 6 mars, autoritetet izraelite miratuan planin për të ndërtuar rreth 3.500 shtëpi në Bregun Perëndimor.

Dominimi i Izraelit në Kusin Lindor, të cilin e pushtoi në vitin 1967 dhe vendbanimet hebraike që ndërtoi atje, konsiderohen të paligjshme sipas ligjit ndërkombëtar.


AA