Bashkimi Evropian (BE) do të dërgojë mision të përkohshëm civil në rajon për të mbështetur punimet për përcaktimin e kufirit mes Azerbajxhanit dhe Armenisë.
Një deklaratë u publikua lidhur me takimin katërpalësh që presidenti i Azerbajxhanit, İlham Aliyev, kreyeministri i Armenisë, Nikol Pashinyan, presidenti i Francës, Emmanuel Macron dhe presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel, mbajtën në kuadër të Komunitetit Politik Evropian më 6 tetor në kryeqytetin e Çekisë, Pragë.
Në deklaratë thuhet se Azerbajxhani dhe Armenia konfirmuan se Konventa e Kombeve të Bashkuara (OKB) dhe Deklarata e Alma Ata-s e vitit 1991 do të përbëjë bazën në punimet e komisioneve për përcaktimin kufitar.
Thuhet se takimi i ardhshëm i komisioneve për përcaktimin e kufijve do të mbahet në fund të muajit tetor në Bruksel.
Armenia ka rënë dakord që një komision civil i BE-së në kufirin e Azerbajxhanit të lehtësojë punimet ndërsa Azerbajxhani do të bashkëpunojë me këtë mision kur të jetë e nevojshme.
“Misioni i BE-së do të fillojë punimet e tij në tetor për një periudhë jo më shumë se dy muaj. Qëllimi i këtij misioni është ndërtimi i besimit dhe të ofrojë kontribut me raportet e tij për komisionet kufitare", thuhet në deklaratë.
7 Tet 2022
BE-ja do të dërgojë mision për përcaktimin e kufirit Armeni-Azerbajxhan
Thuhet se takimi i ardhshëm i komisioneve për përcaktimin e kufijve do të mbahet në fund të muajit tetor në Bruksel.
AA
Lajme të ngjashme
Artikujt në këtë kategori
Çfarë tjetër do të donit të dinit?
Popullore
Gjykata Speciale kufizon kontaktet për Thaçin, Veselin dhe Selimin
Ky vendim, siç njofton Gjykata Speciale, vjen si përgjigje ndaj përpjekjeve për të ndërhyrë te dëshmitarët e për të penguar dëshmitë e tyre, dhe kërcënimeve të mëtejshme ndaj integritetit të procesit në çështjen gjyqësore Thaçi dhe të tjerët.