BE-ja kërkon mënyra për të trajtuar varësinë nga rrjetet sociale       / Foto: REUTERS

Institucionet evropiane gjatë vitit të kaluar janë marrë me çështjen e varësisë nga rrjetet sociale, me çka rregullatorët e BE-së muajin e kaluar hapën një hetim për kompaninë Meta, ndërsa Parlamenti Evropian vitin e kaluar propozoi masa në lidhje me dizajnin e platformave të varura.

Në mes të majit, rregullatorët e Bashkimit Evropian njoftuan se do të shqyrtojnë varësinë e mundshme të fëmijëve në rrjetet sociale të Metës - Instagram dhe Facebook.

Komisioni Europian raportoi se platformat e kompanisë Meta mund të “shfrytëzojnë dobësitë dhe mungesën e përvojës të të miturve”, të cilat mund të çojnë në varësi dhe dëmtim të shëndetit mendor.

Hetimi po kryhet në përputhje me Aktin e Shërbimeve Digjitale, i cili parashikon rregulla të veçanta për kompanitë me më shumë se 45 milionë përdorues aktivë në BE, pra për "platforma shumë të mëdha të internetit".

Një gjobë deri në 6 për qind të të ardhurave globale është parashikuar për "platformat shumë të mëdha të internetit" në rast të mospërputhjes me dispozitat e Aktit të Shërbimeve Dixhitale.

Meta hodhi poshtë akuzat, duke theksuar se kompania prej dhjetë vitesh ka “zhvilluar më shumë se 50 mjete dhe politika” për mbrojtjen e përdoruesve të mitur.

Ndikimi në shëndet

Me çështjen e përmendur më parë u morën edhe institucione të tjera evropiane.

“Shërbimet e varësisë së internetit mund të kenë një efekt të dëmshëm te njerëzit dhe të çojnë në presion të shtuar, stres, gjumë të dobët, mbingarkesë informacioni, mungesë përqendrimi dhe shpërqendrim të vazhdueshëm”, shpjegon raporti.

“Të rinjtë dhe fëmijët, veçanërisht vajzat, janë më të ndjeshëm ndaj simptomave për shkak të përdorimit problematik të internetit, si depresioni dhe ankthi, por edhe ndaj një efekti negativ në të mësuarit, kujtesën dhe hapësirën e vëmendjes”, thuhet në raport.

Ashtu siç janë rregulluar duhani, lojërat e fatit dhe alkooli në BE sepse mund të shkaktojnë varësi, po ashtu është e nevojshme të rregullohet dizajni i shërbimeve të internetit, theksuan eurodeputetët.

Me atë raport, eurodeputetët kërkuan heqjen e teknikave të varësisë si riprodhimi automatik i përmbajtjes dhe shikimi i pafund i përmbajtjes.

Më pas, Parlamenti Evropian i kërkoi Komisionit të ligjësonte çështjen e dizajnit të platformës problematike.

HINA