Udhëheqësit e Bashkimit Evropian ranë dakord të enjten për një pako shtesë mbështetjeje për Ukrainën brenda buxhetit të BE-së gjatë një takimi të posaçëm të Këshillit Evropian në Bruksel.
"Ne kemi një marrëveshje. Të gjithë 27 liderët ranë dakord për një shtesë prej 50 miliardë eurosh, një pako mbështetëse për Ukrainën në kuadër të buxhetit të BE-së", tha presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel.
Vendimi erdhi pasi udhëheqësit e BE-së u mblodhën për një takim të posaçëm në Bruksel për të diskutuar "çështjet urgjente", duke përfshirë mbështetjen për Ukrainën dhe situatën në Lindjen e Mesme.
Në dhjetor, ata nuk arritën të bien dakord për një pako ndihmë financiare për Kievin prej 50 miliardë eurosh për shkak të kundërshtimit të Hungarisë.
Michel deklaroi në rrjetin social X se po bëhet një financim i qëndrueshëm, afatgjatë dhe i parashikueshëm për Ukrainën.
"BE-ja merr drejtimin dhe përgjegjësinë në mbështetjen e Ukrainës, ne e dimë se cila është çështja" shtoi Michel.
Duke përshëndetur marrëveshjen, presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen tha se ishte "një ditë e mirë për Evropën".