Bashkimi Evropian ka miratuar një paketë të re ndihme humanitare për Ukrainën, me një vlerë prej 148 milionë eurosh.
Sipas deklaratës së Komisionit Evropian, qëllimi i kësaj ndihme është të mbështesë 12,7 milionë njerëz në Ukrainë që kanë nevojë urgjente për ndihmë.
Nga kjo shumë, 140 milionë euro do të përdoren për veprime humanitare brenda Ukrainës, ndërsa tetë milionë eurot e mbetura do të shkojnë për programe humanitare në Moldavi.
Deri më tani, duke përfshirë edhe paketën më të fundit, BE-ja ka dërguar më tepër se 1,1 miliardë euro për ndihmë humanitare në Ukrainë që nga fillimi i luftës.
Komisiarja Evropiane për gatishmërinë, menaxhimin e krizave dhe barazinë, Hadja Lahbib, ka udhëtuar dje në Kiev për t’i inspektuar punimet për ndihmën e BE-së. Pritet që ajo të diskutojë për krizën humanitare me zyrtarë të lartë ukrainas, përfshirë edhe presidentin Volodymyr Zelenskyy.