Të dhënat tregojnë se rritja më e madhe e numrit të automjeteve nga viti 2012 deri në vitin 2022 në Bashkimin Evropian është shënuar në Rumani - me 86,2 për qind, Kroaci 44,8 për qind, Hungari 40,9 për qind, Sllovaki 40,1 për qind dhe Estoni 39,7 për qind.
Në shtetet e Bashkimit Evropian në vitin 2022 kishte mesatarisht 560 vetura për 1.000 banorë dhe numri mesatar i makinave për banor u rrit me 14,3 për qind nga viti 2012 deri në vitin 2022, thonë nga Eurostatit.
Italia kryeson listën me 684 makina për 1.000 qytetarë, e ndjekur nga Luksemburgu me 678 automjete, Finlanda me 661 automjete dhe Qiproja me 658 automjete.
Letonia është në fund të listës me 414 makina për 1.000 qytetarë, e ndjekur nga Rumania me 417 automjete dhe Hungaria me 424 automjete.