Bashkimi Evropian (BE) ka përgatitur një propozim ligj për rritjen e masave të sigurisë kibernetike të pajisjeve inteligjente.
Komisioni Evropian ka njoftuar propozimin e tij të quajtur "Akti i Rezistencës Kibernetike" për t'i bërë pajisjet dhe softuerët e lidhur me internetin më të sigurt për përdoruesit.
Sipas kësaj, pajisjet dhe programet inteligjente do të bëhen më të sigurta për konsumatorët.
Përgjegjësitë e sigurisë kibernetike do t'u vendosen atyre që lançojnë produkte.
Prodhuesve do t'u kërkohet të rregullojnë dobësitë e sigurisë, të ofrojnë mbështetje sigurie dhe përditësime të softuerit për pajisjet.
Kur prodhuesit zbulojnë një cenueshmëri sigurie në një produkt, ata do të ndërmarrin veprime të menjëhershme dhe do të njoftojnë njësinë e sigurisë kibernetike të BE-së brenda 24 orëve.
Konsumatorët do të pajisen me informacion të mjaftueshëm për sigurinë kibernetike të produkteve që ata blejnë dhe përdorin.
Institucionet e autorizuara do të jenë në gjendje të vendosin të tërheqin pajisjet inteligjente me cenueshmëri të sigurisë kibernetike.
Kompanitë që nuk respektojnë rregullat mund të gjobiten deri në 15 milionë euro ose 2.5 për qind të xhiros së tyre globale.
Ligji do të mbulojë një sërë produktesh të lidhura me internet si kompjuterë, telefona smart, pajisje shtëpiake, mjete për ndihma virtuale dhe lodra.
Pas kësaj faze që ligji të hyjë në fuqi kërkohet miratimi i Parlamentit Evropian (PE) dhe Këshillit Evropian.
15 Sht 2022
BE-ja përgatitë masa të reja për sigurinë kibernetike
Kompanitë që nuk respektojnë rregullat mund të gjobiten deri në 15 milionë euro ose 2.5 për qind të xhiros së tyre globale.
AA
Lajme të ngjashme
Lufta Ukrainë-Rusi zbuloi standardin e dyfishtë të BE-së ndaj refugjatëve
Diskriminimi ka të bëjë me faktin se dyert e strehimit nga vendet anëtare të Bashkimit Evropian për refugjatët e Ukrainës kanë qenë më të hapura në krahasim me refugjatët e Sirisë që kanë përjetuar luftë të brendshme për 12 vite.
Artikujt në këtë kategori
I zgjedhuri i Trumpit për shef të drejtësisë tërhiqet nga nominimi
Gaetz ishte në Kongresin Amerikan të mërkurën për t’u ulur me senatorët që ishin kyç për konfirmimin e tij për të udhëhequr Departamentin e Drejtësisë por pranoi se emërimi i tij është bërë një “shpërqendrim” për ekipin e tranzicionit të Trumpit.
Çfarë tjetër do të donit të dinit?
Popullore