Të enjten, Bashkimi Evropian (BE) ra dakord për paketën e 14-të të sanksioneve kundër Rusisë për shkak të luftës së saj kundër Ukrainës, e cila ka më shumë se dy vjet.
“Ambasadorët e BE-së sapo kanë rënë dakord për një paketë të fuqishme dhe të rëndësishme të 14-të sanksionesh në përgjigje të agresionit rus kundër Ukrainës”, njoftoi Presidenca belge e Këshillit të Bashkimit Evropian në rrjetin social X.
Ai shtoi se "kjo paketë ofron masa të reja të synuara dhe maksimizon ndikimin e sanksioneve ekzistuese duke mbyllur zbrazëtirat".
TRT Balkan / agjencitë