BE-ja rriti buxhetin e ndihmës ushtarake për 3,5 miliardë euro

BE-ja rriti buxhetin e ndihmës ushtarake për 3,5 miliardë euro

Vendimi synon të vazhdojë mbështetjen ushtarake për Ukrainën, sipas Këshillit të BE-së.
BE-ja rriti buxhetin e ndihmës ushtarake për 3,5 miliardë euro / Foto: AA

Bashkimi Evropian shtoi të hënën 3,5 miliardë euro (3,8 miliardë dollarë) në fondin e ndihmës ushtarake për të ndihmuar Ukrainën.

“Ministrat e Punëve të Jashtme të BE-së kanë miratuar një vendim që rrit kufirin total financiar të Fondit Evropian të Paqes (EPF) me 3,5 miliardë euro”, thuhet në njoftimin e Këshillit të BE-së.

Me këtë lëvizje, buxheti total i fondit ushtarak u rrit në 12 miliardë euro, që është rritja e dytë që nga vendosja e këtij instrumenti financiar në vitin 2021.

“Ky vendim dërgon një sinjal të qartë politik të përkushtimit të përhershëm të BE-së për mbështetjen ushtarake për Ukrainën dhe të tjerët”, shtohet në deklaratë.

BE-ja ka ndarë tashmë 4,6 miliardë euro mbështetje ushtarake për Ukrainën që nga fillimi i luftës ruse shkurtin e kaluar.


AA