Shefja e politikës së Jashtme të Bashkimit Evropian (BE), Kaja Kallas, njoftoi se blloku arriti marrëveshje për t'i zgjatur sanksionet ekzistuese ndaj Rusisë.
"Ministrat e Jashtëm të BE-së sapo ranë dakord për t'i zgjatur përsëri sanksionet ndaj Rusisë", tha Kallas në një postim në X, duke shtuar: "Këto sanksione do të vazhdojnë ta privojnë Moskën nga të ardhurat për ta financuar luftën e saj. Rusia duhet të paguajë për dëmin që po e shkakton".
Blloku prej 27 anëtarësh rinovon sanksionet çdo gjashtë muaj dhe për këtë nevojitet unanimitet nga të gjitha vendet anëtare.
Muajin e kaluar, BE-ja miratoi paketën e saj të 15-të të sanksioneve kundër Rusisë që nga fillimi i luftës kundër Ukrainës më shkurt 2022.
TRT Balkan / agjencitë